Një ngjarje e rëndë ka ndodhurr në fshatin Poloskë të Devollit, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Një banesë është përfshirë nga flakër në Devoll, ku ka humbur jetën e moshuara që jetonte atje, pasi nuk ka mundur të dalë dot nga banesa. Viktima është identifikuar si Nezaqet Gjoza e moshës 89 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.03.2020, rreth orës 05:10, jemi njoftuar se në fshatin Poloskë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases N.Gj., rreth 89 vjeçe, e cila ndodhej në ambjentet e brendshme të saj dhe për pasojë dyshohet të ketë humbur jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.