Koronavirusi i ka marrë jetën së fundmi edhe princeshës së Spanjës, Maria Teresa. Ajo ishte 86 vjeç. Maria Teresa ka qenë princesha e familjes mbretërore Bourbon-Parma në Spanjë.

Princesha e Spanjës ka lindur në, Francë, në 28 korrik 1933. Anëtarët e familjes mbretërore dikur sundonin, si Mbreti i Etrurisë dhe si Duka i Parma dhe Piacenza, Guastalla dhe Lucca deri në vitin 1859.