Masat e marra nga qeveria për ndalimin  e daljes së qytetarëve me qëllim parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në vend, ka detyruara autoritetet lokale të dalin në terren, për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevoj    ë, e kryesisht moshës së tretë, por pa përjashtuar dhe komunitetin Romë dhe Egjiptian.

Në një kontaktim që redaksia jonë pati me stafin e Bashkisë Gjirokastër në lidhje me mënyrën si po organizohet procesi i shpërndarjes së ndihmave vështirësitë që hasen gjatë këtij procesi, ky institucion është shprehur se kanë disa grupe  në terren, ku përfshihen dhe njësitë administrative Lazarat, Odrie, Lunxheri, Picar, Cepo dhe Antigone

Informacioni nga Bashkia Gjirokastër:

Deri tani në terren operojnë disa grupe patronazhimi si në bashkinë  qendër  ashtu edhe në 6 njësitë administrative Lazarat, Odrie, Lunxheri, Picar, Cepo dhe Antigone.

Përveç listave që ka Bashkia Gjirokastër përsa  i përket familjeve që trajtohen me Ndihmë Ekonomike dhe personave me aftësi  ndryshe, janë vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe disa numra për të referuar raste.

Në fokus janë familjet në përbërje të të cilëve ka fëmijë , të moshuar të vetmuar dhe persona me probleme shëndetësore . 

Nga data 19 deri sot janë shpërndarë 576 pako ushqimore dhe janë shërbime duke bërë dorëzimin në banesë të barnave të rimbursueshme dhe jo vetëm. Vëmendje i është kushtuar sidomos komunitetit rom dhe egjiptian.