Në Belgjikë kanë humbur jetën më shumë se 500 persona nga koronavriusi, kjo sipas autoriteteve shëndetësore. Ndërkohë rastet pozitive të konfirmuara janë  thuajse 12 mijë.

Ditën e sotme numri i të vdekurve arriti në 513 , rreth 160 më shumë gjatë fundjavës. Ndërkohë, 11 899 raste me COVID-19 janë konfirmuar nga testet laboratorike në këtë vend me 11,4 milionë banorë.

“Rritja e numrit të të shtruarve, 4 524 në total dhe pranimi në përkujdes intensive 927 si pasojë e coronavirusit është ngadalësuar këto 24 orët e fundit”, theksoi zëdhënësi i autoriteteve për këtë pandemi.