Numri i viktimave nga koronavriusi në Angli ka shkuar në 1408. Kështu ka deklaruar Departamenti i Shëndetit në Britaninë e Madhe në Tëitter.

Ndërkohë, numri i të infektuarve ka arritur në 22 114.

Në Britaninë e Madhe janë kryer deri tani 134 946 teste të koronavriusit, nga të cilët 112,805 kanë rezultuar negativë.

Covid-19 ka prekur edhe zyrtarët më të lartë në Britaninë e Madhe, mes të cilëve kryeministrin Boris Johnson dhe Ministrin e Shëndetësisë Matt Hancock.