Numri i viktimave nga koronavriusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7.

Ai ka njoftuar se viktima është një grua 79 vjeçe nga Dibra pasi ishte diagnostikuar me Covid-19 më 23 mars dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishte shtruar në klinikën e Shkupit më 25 mars.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 285.

Nëntë pacientë (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi) janë shëruar plotësisht nga virusi dhe tashmë janë në shtëpitë e tyre.