Ka shkuar në 1000 numri i viktimave nga koronavriusi në New York një muaj pasi në vend është konfirmuar rasti i parë.

Gjatë 24 orëve humbën jetën 237 persona, ndërsa guvernatori Andrew Cuomo bëri thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rasti i parë me COVID-19 në këtë shtet është zbuluar në 1 mars nga  një punëtor të kujdesit shëndetësor i cili ishte kthyer nga Irani.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio  tha se ai i ka kërkuar qeverisë federale të dërgojë 400 ventilatorë të tjerë në spitalet e qytetit deri të Mërkurën.

SHBA është vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në botë me thuajse 140 mijë raste të konfirmuara dhe me të paktën 2500 viktima.