Pas Skënder Bratajt dhe Mirela Camit një tjetër mjek pranë task forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19, ka rezultuar pozitiv.

Bëhet fjalë për Andi Koraqin, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.

Zyrtar i pare i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publikisht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar edhe detaje nga sëmundja.

Më pas një tjetër përfaqesuese e Task Forcës së MSH, Mirela Cami, rezultoi e prekur nga koronavurisi dhe me këtë rast të sotëm, numri i të prekurve shkon në 3.

Mjekët kanë pasur kontakte të afërta edhe me persona të tjerë, ndër ta edhe ministrja Manastirliu e cila nuk dihet nëse i është nënshtruar testimit.