Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj Spitalit Amerikan. Hetimet kanë nisur për shkak të analizave që ky subjekt privat po kryen për COVID-19.

Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise

Ky kallëzim është konfirmuar nga kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Mës Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera. Organi i akuzës do të hedhë shortin për të caktuar se cili prokuror do të hetojë këtë skandal korruptiv.

Sikurse është bërë edhe publike, Spitali Amerikan prej ditësh ka nisur të kryejë analiza për koronavirusin.

Por si funksionon procesi i testit të COVID-19?

Zyrtarisht ky test kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik, analizë që bëhet përmes tamponeve nazo-faringial dhe jo përmes gjakut.

ISHP ka ekskluzivitetin në Shqipëri për të kryer këtë lloj analize pasi duhet certifikimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Asnjë spital privat në Shqipëri nuk është certifikuar nga OBSH për këtë lloj analize.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për  COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri.

Në një reagim të saj Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.

Më heret, shefja e Gjurmimit Epidemiologjik, Eugena Tomini konfirmoi për “Vizion Plus” se kjo analizë kryhet vetëm në ISHP.

“Asnjë laborator tjetër privat nuk e ka mundësinë për të konfirmuar një rast të dyshuar si rast i konfirmuar nga ana e testimit laboratorik. Pra, e ritheksoj, laboratori i virologjisë ka ekskluzivitetin për të dhënë diagnozën konfirmuese.”

Në këto kushte, Spitali Amerikan po kryen analiza të pakonfirmuara nga OBSH dhe nga instancat shtetërore, e mbi të gjitha që këto analiza nuk kanë rezultat dhe nuk tregojnë asgjë.

Në këto kushte Spitali Amerikan ka shfrytëzuar panikun dhe frikën e qytetarëve duke shpikur një analizë që kushton sa një pagë mujore mesatare në Shqipëri për të zhvatur para nga qytetarët.