Një deputet bullgar ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe pas kësaj të gjithë anëtarët e parlamentit do t’i nënshtrohen testimit.

Ditën e djeshme kryetarja e Parlamentit, Tsveta Karayancheva u shpreh se Hasan Ademov, deputet i partisë së djathtë MRF rezultoi pozitiv ndaj është e nevojshme që të kryhen teste të tjera.

Deputeti po kurohet aktualisht në spital, ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e djeshme qeveria bullgare këshilloi të gjithë qytetarët që të mbajnë maska në vendet publike.