Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me koronavrius, megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë do të jap 900 mijë dollarë për të ndihmuar shtetin diktatorial në luftën kundër pandemisë.

Kjo e fundit thotë se nuk ka ende asnjë rast të të infektuarve me koronavirus, por vëzhguesit thonë se kjo ka pak gjasa të jetë e vërtetë.

Lajmin e bëri të ditur agjencia jug-koreane e lajmeve Yonhap.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka raste me COVID-19 Penihani ka thënë se ka ndërmarrë një varg masash kundër tij, duke mbyllur kufijtë dhe duke i bërë të detyrueshme periudhat e karantinës.