Lajme të mira vijnë nga infektivi ku edhe pesë mjekë e infermierë të tjerë janë shëruar nga koronavriusi pasi kanë rezultuar negativ pas testeve të kryera në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook , duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare.

Numri total I të shëruarve ka shkuar në 67, mes tyre edhe staf mjekësor.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

?#COVID-19 Lajm i mirë??Edhe 5️⃣ mjekë dhe infermierë të shëruar??Shkon në 1️⃣3️⃣ numri i personelit mjekësor të…

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mercredi 1 avril 2020