Gjermania ka regjistruar 46 vdekje nga koronavirusi vetëm në 24 orët e fundit. Po ashtu, gjatë një dite janë shënuar 2700 raste të reja infeksionesh.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 821.

Ndërkohë, Gjermania ka në total të paktën 74 508 raste me COVID-19.

Ajo çfarë është lajm i mirë nga Gjermania është se koronavirusi ka vdekshmëri të ulët në këtë vend pasi 10 në 1 milionë banorë deri tani kanë humbur jetën nga ky virus.

Kancelarja Merkel kishte njoftuar më herët se qeveria federale dhe 16 landet e Gjermanisë kanë rënë dakord që të zgjasin masat e distancimit shoqëror në vend deri më 19 prill për të frenuar përhapjen e koronavirusit.