Numri i viktimave të koronavirusit në SHBA i ka kaluar 4000. Shifra është shumëfishuar vetëm në dy tre ditët e fundit, njoftoi sot Universiteti amerikan, Johns Hopkins.

Në total janë regjistruar 4056 të vdekur nga COVID-19. Nga dita e shtunë kur në vend ishin 2010 viktima, bilanci është dyfishuar.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 865 viktima, që është shifra më e lartë në vend që kur virusi është shfaqur në Amerikë për herë të parë.

SHBA mban vendin e parë për numrin e të infektuarve me COVID-19, e ndjekur nga Italia dhe Spanja.