Një studim nga shkencëtarët britanik të kolegjit King në Londër tregon se humbja e shijes dhe të nuhaturit mund të jenë shenja të koronavirusit.

Në shqyrtim janë marrë raportet e 400 mijë personave të dyshuar për virusi. Gjithsesi studimi nuk është i saktësuar plotësisht pasi humbja e të nuhaturit dhe shijes mund të jenë simptoma edhe të infeksioneve të tjera respirative.

Sipas ekspertëve simptomat kryesore të virusit janë kolla dhe temperatura.

Cilat janë gjendjet e këtij studimi?

Nga raportet e marra në shqyrtim nga aplikacioni COVID Symtom Tracker, studiuesit e kolegjit King në Londër arritën në këto përfundime:

  • 53 përqind kanë simptoma lodhjeje
  • 29 përqind kanë kollë të vazhdueshme
  • 28 përqind probleme në frymëmarrje
  • 18 përqind humbje të shijes dhe të nuhaturit
  • 10.5 përqind kanë temperaturë

Në total u regjistruan 400 mijë persona, nga të cilët 1702 u testuan për COVID-19 dhe nga këta 579 rezultuan pozitiv, ndërkohë 1123 të tjerë rezultuan negativ. Nga personat që rezultuan pozitiv, 59 përqind raportuan të kenë humbje të nuhatjes dhe të shijuarit.