Numri i personave të prekur nga koronavriusi ën Kosovë ka shkuar në 126. Pasditen e sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar një tjetër rast.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP-ja ka bërë me dije se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, -thuhet në njoftim.