Historia ka shkruar për dashurinë në kohën e kolerës, por duket se nuk ka mbaruar. Ka edhe dashuri në kohën e karantinës. Një fotograf i ri amerikan në Neë York, Jeremny Cohen, u dashurua me fqinjen e tij, kur e pa duke kërcyer në catinë e shtëpisë së saj, shumë pranë shtëpisë së tij.

Fqinja e tij Tori Cignarella, po kërcënte me kufje në vesh në tarracën e pallatit të saj.

Nuk i rezistoi dot, kështu që e filmoi me një video të cilën e postoi në faqen e tij në Instagram. Nga aty nisi shkëmbimi i përshëndetjeve reciproke dhe më tej dërgimi i numrit të telefonit me dron.

Dy të rinjtë nisën të shkruanin në ËhatsApp për tu njohur më mirë, deri kur vendosën që të dilnin për darkë “bashkë”. Gjatë darkës së cuditshme, secili prej tyre qëndronte në ballkonin e shtëpisë përkatëse në një tavolinë, si në një darkë normale romantike.

Takimi i parë ishte krejt ndryshe nga normalja, Jeremy ishte mbyllur në një kapsulë, për të shmangur kontaktin fizik.

Historia romanike zgjat në pritje që gjithçka të kalojë dhe dy të rinjtë më në fund të shihen ballë për ballë në takimin e tyre të parë të vërtetë.