Stresi ndikon negativisht në lëkurën tuaj! Kjo është tashmë një fakt, jo më një hipotezë. E lidhur me situatën aktuale, duket se procesi i qëndrimit të gjatë në shtëpi, distanca sociale e pasiguria për jetën janë kthyer në faktorë të rrezikshëm që rritin nivelin e stresit.

Dr. Joshua Zeichner, një profesionist i kozmetikës dhe dermatologjisë në Amerikë, shpjegoi për ELLE se “stresi ngre nivelin e një hormoni të quajtur CRH”. Ky hormon stimulon kortizolin për ta përgatitur trupin për mjedisin stresues. Në një njëjtën kohë, CRH lidhet me gjëndrat tona të prodhimit të yndyrës, duke i stimuluar, gjë që shkakton puçrra.

Në këtë periudhë stresuese, Zeichner rekomandon ndryshimin e pastrimit të lëkurës, duke zgjedhur një larës me acid salicilik, që largon vajin e tepërt nga lëkura dhe i mban poret e pastra. Sigurohuni gjithashtu që ta lyeni fytyrën me krem me faktorë mbrojtjës ndaj diellit.