Klubi i Patriotëve të Rinj ka bërë një apel ditën e sotme për të gjithë të rinjtë e të rejat, të angazhohen në ndihmë të të moshuarve. Duke ftuar të rinjtë të japin kontributin e tyre në mbështetje të të moshuarve, KPR kërkon informacion lidhur me të moshuarit Çamë që ndodhen në vështirësi ekonomike.

Klubi i Patriotëve të Rinj:

KPR i drejtohet dhe i bën thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave, veçanërisht atyre me origjinë Çame!

Në këto momente ku jeta jonë ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të situatës, duhet sa më shumë Solidaritet, Humanizëm dhe Pozitivitet.

Ftojmë të gjithë Rininë që një orë në ditë të lini celularin, facebookun apo instagramin.

Një orë në ditë të ndihmojmë Gjyshërit Tanë në nevojë!
Ejani kontribuoni duke shpërndarë pakot me ndihma ushqimore!

Situata tejet e rënduar ka bërë që sot më shumë se kurrë të moshuarit dhe të pamundurit të kenë nevojë për ndihmën tonë!

Ndaj jeni të lutur:

  1. a) Të na informoni për të MOSHUAR ÇAMË që njihni, të cilët janë në pamundësi ekonomike!
  2. b) Të merrni pjesë në SHPËRNDARJEN E NDIHMAVE USHQIMORE
  3. c) Të identifikoni të pamundurit Çamë dhe Jo Çamë, me probleme të theksuara ekonomike (Persona me Aftësi të Kufizuara)

Na dërgoni një mesazh!

Është detyra e çdo të riu Patriot, të ndihmojë në situatën e një krize ekonomike, shëndetësore dhe humanitare!