Shpesh ne ngatërrojme dhimbjen e thjeshtë të stomakut, me kancerin e stomakut. Por ja cilat janë simptomat që provojnë se dhimbja që po përjetoni është kancer dhe jo thjesht një dhimbje.

Simptomat e hershme të kancerit të stomakut janë zakonisht shumë të lehta dhe shumë të vështira për t`i vënë re. Disa prej tyre mund të jenë:

 

Fryrje

Djegie në stomak

Nauze

Diskomfort

 

Meqenëse këto simptoma janë shumë të shpeshta në gjithë sëmundjet e traktit digjestiv, atyre shpesh nuk i kushtohet vëmendja e nevojshme dhe kanceri i stomakut diagnsotikohet në stade të avancuara.

 

Pra, për cfarë duhet të jemi të vëmendshëm?

 

  1. Kur papritur filloni të humbisni peshë dhe nuk keni më oreks.

 

Një ndër simptomat më të shpeshta në kancerin e stomakut është humbja e peshës pa qëllim. Po ashtu, kjo është edhe një ndër simptomat më shqetësuese të kancerit të stomakut.

 

  1. Lodhje e vazhdueshme.

 

Lodhja e vazhdueshme në kancerin e stomakut mund të jetë si pasojë e humbjes së ngadaltë të gjakut, e cila nëse shoqërohet edhe me humbjen në peshë, mund të jetë një shenjë ë kancerit të stomakut.

 

Humbja e gjakut mund të çojë edhe në anemi, që është një rënie nurmit të rruazave të kuqe të gjakut dhe me shumë gjasa ky mund të jetë edhe shkaku i lodhjes.

 

  1. Jashtëqitje me gjak ose të vjella me gjak.

 

Kjo është nje simptomë më e rralle, por mund të ndodh nëse jeni duke humbur shumë gjak.

 

  1. Ndiheni të ngopur edhe pse keni ngrënë shumë pak.

 

Kur jeni mjaftueshëm të uritur, por vini re se vetëm pas pak sasie ushqimi ndiheni të ngopur.

 

  1. Diarre dhe konstipacion i pashpjegueshëm.

 

  1. Simptoma gastrointestinale që nuk përmirësohen.

 

Psh. keni patur nauze apo diskomfort abdominal në kohët e fundit që ka zgjatur më shumë se disa ditë.

 

  1. Simptoma gastrointestinale që nuk i keni patur më parë.

 

Refluksi është një prej shembujve që mund të përmendim – kur ndjeni se ushqimi që keni ngrëne ju kthehet mbrapa në ezofag.

 

Këto simptoma, të gjitha duhet të diskutohen me një mjek dhe asnjëherë nuk duhet të nënvlerësohen.

 

Në shumicën e rasteve, këto simptoma janë të shkaktuara nga gjëndje të tjera shëndetësore, por është më mirë të vlerësohen siç duhet sepse nëse kanë të bëjnë me një kancer të stomakut, ju mund të këni shanse më të mira për trajtim.