Në një kohë pandemie kur aktiviteti i biznesit të madh e të vogël është pezulluar në mënyrë absolute, dhe mes shumë masave të rrepta sigurie po punohet vetëm në sektorët jetikë të zinxhirit ekonomik, si industria ushqimore, duket se disa kompani ndërtimi nuk kanë marrë asnjë masë për të respektuar parandalimin e përhapjes së virusit.

Foto e mëposhtme është bërë mesditën e sotme, në zonën e Yzberishtit. I bëjmë thirrje instancave përkatëse të marrin masa, për mbështetjen e punëtorëve që punojnë pa asnjë masë mbrojtëse në kushte pandemie.