Kryeministri Rama është i ftuar sot përmes Skype në emisionin Zonë e Lirë. Ai ka zhvilluar një debat me të ftuarin tjetër të Arjan Canit, filozofin dhe teologun Curri. Debati ka nisur pasi Curri ka ndërprerë disa herë Ramën. Ndërkohë që Rama ka debatuar me të duke ju drejtuar “Pusho” disa herë. Mes të tjerash i ka thënë edhe: “Ti nuk më kap dot, jo më të më kapësh keq!”.