Nuk ka fund tragjedia për Italinë, teksa më shumë se 14 mijë njerëz kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Mes tyre ka ndërruar jetë edhe një efektiv I policisë italiane.

Siç bëjnë me dije mediat, viktima ishte pjesë e eskortës së kryeministrit italiane Giuseppe Conte.

Ai quhej Giorgio Guastamacchiadhe  humbi jetën ditën e sotme në Romë, ndërkohë që raportohet se ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe ishte shtruar në spital ku ishte intubuar.

Sipas mediave italiane, agjenti i policisë la pas gruan dhe dy fëmijë.

Raportohet se në kohën kur zbuloi se ishte infektuar nga COVID-19, ai nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryeministrin Conte, dhe as nuk kishte udhëtuar në makinën e Kryeministrisë.