Këngëtarja e njohur amerikane Pin dhe djali I saj 3-vjeçar u infektuan me COVID-19. Ata qëndruan për javë në izolim dhe pak ditë më parë u ritestuan sërish e rezultuan negativ.

Pink tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë, ata ishin izoluar.

Këngëtarja ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë.

“Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë”, shkroi ajo në Tëitter.

Në njoftimin e saj këngëtarja shtoi se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të “mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”.

Pink do të dhurojë 1 milion dollarë – 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it.