Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Francë. Numri I të infektuarve I ka tejkaluar 82 mijë, ndërsa janë regjistraur më shumë se 6 mijë vdekje.

Mes të infektuarve janë edhe 600 anëtarë të ushtrisë franceze. Lajmin e njoftoi ministrja e mbrojtjes Florence Parly ditën e sotme.

“Situata po ndryshon dhe ne po e ndjekim nga shumë afër,” tha ministrja, duke shtuar: “Kapaciteti ynë veprues nuk është ndikuar.”

Të enjten ministria njoftoi se 4 ushtarë francezë, nga një operacion anti-xhihadist në Sahel, u testuan pozitiv.