Lajme të mira edhe nga Kosova, ku 6 pacientë janë rikuperuar plotësisht nga koronavirusi dhe do të lënë sot spitalin. Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar aktualisht 43 pacientë . Mjeku infektolog Salih Ahmeti ka dhënë detaje për gjendjen e tyre.

“43 i kemi të shtirë në infektivë. Gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Katër prej tyre kanë gjendje të qëndrueshme, me shenja përmirësimi, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë. Sot do të lënë spitalin gjashtë persona, të cilët edhe në analizat e dyta kanë rezultuar negativë. Katër prej tyre kanë qenë duke u trajtuar këtu në klinikë, derisa dy të tjerë të cilët kanë qenë mjekë, të cilët janë trajtuar në mënyrë ambulatore”, tha ai.