Është rritur përsëri numri i personave të konfirmuar me koronavirus në vend. Në 24 orët e fundit u regjistruan 28 raste të reja, ndërkohë që janë shëruar 104 persona në total. Numri i përgjithshëm i personave të prekur në Shqipëri është 361, prej të cilëve, 20 persona kanë humbur jetën.