Në Spitalin Infektiv janë shtruar 67 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 5 prej tyre ndodhen në terapi intensive. Brenda mureve të Infektivit po zhvillohet një luftë e vërtetë për të mposhtur koronavirusin dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa pamje këtë të martë, atje duken mjekët janë gjatë gjithë kohës të veshur me kostume të posaçme për t’u mbrojtur ndaj sëmundjes.

Ndërkohë siç dallohet edhe nga pamjet, një pjesë e pacientëve aty marrin terapi me oksigjen, ndërsa kamera ka fokusuar edhe ata që janë intubuar.

383 raste janë regjistruar në total me koronavirus në vendin tonë. Prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 131.