Infektimi nga COVID-19 ka një relacion proporcional me grupin e gjakut. njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë. Këto janë rezultatet e një studimi të bërë në Wuhan, dhe janë bazuar mbi mostrat e gjakut të pacientëve të shtruar në Kinë.

Studiesit e Universitetit të Ëuhan megjithatë vënë në dukje se studimi është paraprak dhe ka nevojë për kërkime plotësuese. Por një paralajmërim është bërë:

“Njerëzit me grup gjaku A ndoshta do të duhet të mbahen më mirë nën kontroll dhe trajtim mjekësor më agresiv. Në kontrast më ta, grupi i gjakut 0 ka një rrezik shumë më të ulët për t’u infektuar sesa grupet e tjera të gjakut”, thuhet në studim për të cilin studiuesit apelojnë që të mos merret në konsideratë për trajtim klinik.