A medical worker wearing a face mask tends to a patient arriving on a stretcher at the new coronavirus intensive care unit of the Brescia Poliambulanza hospital, Lombardy, on March 17, 2020. (Photo by Piero CRUCIATTI / AFP) (Photo by PIERO CRUCIATTI/AFP via Getty Images)

Mes personave të prekur nga koronavirusi nëpër botë ka qenë edhe mjeku Adrian Fandi. Ai jeton dhe punon në Britaninë e Madhe ka rrëfyer në emisionin “Opinion” eksperiencën e tij.

Ai u shpreh se në ditën e parë që është shtruar në spital ka marrë 8 litra oksigjen.

“Më shumë se pozitiv kam qenë i sëmurë sepse pozitivitet është thjeshtë një test laboratorik, për mua nuk ka rëndësi, ke bërë testin apo nuk ke bërë testin. Për mua ka rëndësi që nuk e ndjen veten mirë. Nëse numëroni me litrat e oksigjenit që ka marrë Borisi (kryeministri britanik) unë në ditën e parë 1 Prill u shtrova në spital me 8 litra oksigjen. Për 48 orët e para e shikoja atë tubin e oksigjenit që të mos shkonte më shumë se 8 litra se do haja tubin. Tubin nuk e desha sepse e kam përdorur në punën time me dhjetëra herë kur kam shpëtuar jetë njerëzish, por kur e shikoja që afrohej tek vetja ime atëherë thashë jo. Bëra forca, familja më dha forcë dhe arrita të shpëtoj”, tha mjeku.

Fandi rrëfeu se momentet më të vështira kanë qenë 48 orët e para.

“Të gjithë kanë frikë se është normale. 48 orët e para ishin ato më të vështirat që e shikoje veten që nuk ecje as përpara as mbrapa. Unë çohesha me syrin pozitiv që jam njësoj që dje, nuk jam bërë më keq”, tha mjeku shqiptar.