Të kesh kofshë të mëdha mund të mos jetë diçka për të cilën njerëzit janë krenarë nëqoftë se bazohen në standardet e bukurisë që shoqëria e sotme ka, por një studim mëson të kundërtën. Besohet se ato mund të pakësojnë rrezikun e atakut në zemër dhe tensionin e lartë në gjak.

Kërkuesit zbuluan se ndër personat mbipeshë, ata me kofshë më të gjera kanë 1/3 më pak mundësi për tension të lartë gjaku.

Kofshët mendohen si zonat më të sigurta për të ruajtur dhjamin, ndërsa përreth barkut shihet si më e rrezikshme, pasi mund të përfshijë organet e brendshme.