Një vajzë 18 vjec është arrestuar në SHBA, pasi deklaroi së po përhapte koronavirusin me dashje.

“Një 18-vjeçare nga Teksasi u arrestua të marten, pasi u shpreh në një video në “Snachat” se po përhap koronavirusin me dashje”, tha policia Carrollton.

Më vonë Lorrene Maradiaga deklaroi në polici se kishte testuar negative për virusin, sipas një njoftimi të lajmeve të Policisë Carrollton.

“Maradiaga u akuzua për kërcënim terrorist, një krim të shkallës së tretë dhe u transferua në burgun e qarkut të Denton”, tha policia.

Për lirimin e saj është vendosur shifra 20,000 dollarë. Është e paqartë nëse Maradiaga ka një avokat.

“Si kusht për lirimin e saj, Maradiaga është urdhëruar të karantinojë për 21 ditë si një masë paraprake,” tha policia në një njoftim për lajmet.