Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dhënë më në fund një përgjigje rreth kohës se kur mund të dalë vendi nga karantina. Ajo parashikon se në fund të muajit të majit mund të kemi hapje të të gjitha bizneseve. Denaj u shprehet se, fillimisht do të merren vendim për hapje të pjesshme për disa kategori për të arritur që në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret, unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është për të parë se si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infe. ksioneve në të gjithë rajonet e Shqipërisë. Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar.

Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar siç është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar”, theksoi Denaj në emisionin Ilva Noë.

Ajo gjithashtu deklaroi se nga kriza e COVID-19, në Shqipëri papunësia brenda një muaji mund të rritet me 50-60 mijë persona.

“Kjo është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur sepse lidhet me atë impakt të padëshiruar. E di që është e paevitueshëm që do të ketë nnjë rritje të numrit të papunëve. Papunësia në një 1 muaj do të shkojë në nivelin e 50-60 mijë të papunë.

Nëse kjo periudhë zgjat mendoj se do të rritet. Ky numër është një kalkulim që vjen në masat aktuale të kufizimit të lëvizjeve. Ka biznese që janë duke menduar ridimensionimin. Shikoj që bizneset po rrisin numrin e largimeve nga dita në ditë.

Kemi një skemë e cila është skemë e ndërtuar prej kohësh, që ndihmon me një fond sa gjysma e pagës minimale të papunët. Fondi ka një rregull të caktuar, nëse një person ka kontributet prej një viti merr një muaj fond nga papunësia”, u shpreh ministrja.

Lidhur me kohën se kur mund të hiqen kufizimet, znj. Denaj tha se, pritet që brenda muajit prill të ketë biznese të hapura.

“Do të shikohet se si ecën dhe këtë javë numri i të prekurve. Do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar, nuk do të hapen menjëherë”, tha ajo.