Agim Loloci është një shqiptar i cili u prek nga koronavirusi në New York. Ai rrëfen se si e përjetoi sëmundjen, dhe cilat janë këshillat që i dhanë mjekët për ta kaluar.

Ditët e para ishin tepër të vështira, fizikisht dhe psikologjikisht. Por mjekët në ShBA i sugjeruan një ilaç për kollën dhe një për uljen e temperaturës pasi ende nuk ka një kurë specifike që largon virusin Covid-19. Fatmirësisht pasi u testuan familjarët e tij të cilët dolën negativë.

“E vetmja gjë që kam marrë nga spitali ishte një ilaç për kollin dhe një për ulje temperaturë, pasi nuk ka ilaçe që janë për të shëruar këtë koronavirus. Asgjë më tepër. Këshilla e doktorit ishte pirja e çajit me limon e mjaltë, ujë dhe lëngje për ta kaluar.

Por ishte një situatë tejet e vështirë për mua. Lajme e vdekje çdo ditë. Nuk është e lehtë të mbartësh një virus vdekjeprurës. Kam kaluar më shumë se 10 ditë dhe jam drejt fundit, falenderoj Zotin që jam mirë dhe po shikoj veten që po bëhem më mirë dhe them se do ia hedhim”, tha Loloci në emisionin ‘Repolitix’.