Një 17-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka ndërmarrë një nismë krejt unike në luftën ndaj koronavirusit. Ai ka zbritur në rrugët e qytetit dhe ka dhuruar maska për kalimtarët e ndryshëm, ndërsa ndihmon edhe të moshuarit që t’i vendosin ato për t’u mbrojtur nga Covid-19. Aldi Gjoka ka shpërndarë rreth 500 maska kalimtarëve të rastit në rrugët e qytetit.

Kjo është një nismë shumë e veçantë që jep një kontribut domethënës në ndërgjegjësimin e njerëzve për t’u mbrojtur nga koronavirusi.