Para disa javësh këngëtarja e famshme Pink dhe djali i saj u infektuan me virusin vdekjeprurës COVID-19. Fatmirësisht ata janë shëruar plotësisht tashmë.

Pink tregoi në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Shoë”, se si gjërat filluan të përkeqësoheshin kur djali i saj 3-vjeçar filloi të ankohej për “dhimbje gjoksi” dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova një nga këto netë në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova do shkojmë në spital, por çfarë do bëjmë më pas? Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Pink vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit pasi u shërua, dhe falënderoi të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të kësaj beteje.