Ramadan (Shaban) Polluzha u varros me nderime ushtarake

Prapa

1. Foto e parë

Nga:Ismet Azizi

Është varrosur në Polluzhë, Ramadan Polluzha, djali i fundit i heroit Shaban Polluzha. Ramadani ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare. Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Polluzhë me nderime ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe në praninë e një numri të madh të qytetarëve të Drenicës. Pjesëmarrësit që erdhën nga Sanxhaku i Novi Pazarit për ta nderuar familjen dhe të ndjerin e kanë bërë varrimin edhe më madhështor.

Prapa