Rita Ora ka thënë se ‘X Factor’ dhe ‘The Voice UK’ janë duke luftuar që ta kenë atë në shoun e tyre.
Ajo deri më tani ka qenë pjesë e të dy këtyre garave për zbulimin e talentëve të rinj në muzikë, dhe ka thënë se është e lumtur që bëhet një garë e tillë për të, transmeton Koha.net.
“Shpresoj që të vazhdojnë të luftojnë për mua. Nuk e di se çka do të ndodhë, por kjo më pëlqen”, ka thënë ajo për The Sun.
25 vjeçarja nuk ka konfirmuar se në cilën prej tyre do të shkojë, pasi është e fokusuar në albumin e saj të ri.
“Ende nuk kam vendosur, sepse jam e fokusuar në incizimin e albumit të ri. Ende nuk kam filluar bisedimet për ndonjë gjë”, ka thënë Rita.
Në vitin e saj të parë në X Factor ishte pikërisht kandidatja e Rita Orës, Louisa Johnson që kishte fituar në sezonin e 12 të këtij shou të talentëve të rinj.