E diel, 18 Prill, 2021

Festë madhështore në Lison

Shoqata kulturore humanitare "Nënë Tereza" nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), kremtoi 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Duhet të lexoni

Xharra Group është kompania e parë kosovare që shtrin aktivitetin biznesor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Izoline e cila eshte ne pronesi te Xharra Group, eshte fabrika e pare nga Kosova e cila perveç se...

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Organizata “Shqiptarët e Bashkuar” – Michigan i shkruan presidentit Trump

Mbaji nën kontrollë ambasadorin Grenell dhe marrëveshjet e dëmshme ndaj Kosovës Michigan, 27 prill – Në një letër drejtuar presidentit amerikan...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

1.

11

Shoqata shqiptare “Nënë Tereza” nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), voazhdon traditën e mirë të organizimit të festave kombëtare dhe shtetërore. Kësaj radhe, vendi i takimit të bashkatdhetarëve ishte Palestra e bukur sportive në Lison (Portogruaro-VE).

Në një ambient të ngrohtë vëllazëror, manifestimi për 8 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar në Ballkan-Republikës së Kosovës, filloi me intonimin e hymnit kombëtar i kënduar nga gjithë të pranishmit në sallë, për të vazhduar me pas edhe me hymin pa tekst të shtetit të Kosovës !

2.

22Moderatorja e shkëlqyer e programit festiv, zonja Shqiponja Mukaj, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi kryetarin e shoqatës, zotin Rizah Hykolli, i cili pas urimit për ditën e pavarësisë, i falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrje në këtë aktivitet festiv, duke ftuar për një fjalë rasti veprimtarin Hamit Kurti, i cili foli për historikun e (ri)shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Më pas, kryetari Hykolli, për nga një fjalë përshendetëse i ftoi; publicistin dhe gazetarin Florim Zeqa, zotin Selim Musaj (kryetar nderi i UNIKOMB-it) dhe znj. Ermira Zhuri (kryetare e shoqatës “Iliria”-Treviso).

3.

33Rrumbullaksim i të gjitha fjalimeve ishte, se shteti i Kosovës është rezultat i shumë brezave, i sakrificave të panumërta, i kuorëzuar me luftën e ushtrisë së lavdishme çlirimtare dhe ndihmës së forcës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë-NATO-s.

Bekimi i vazhdueshëm i presidentit historik Ibrahim Rugova për njohjen ndërkombëtare të të shtetit të Kosovës u bë realitet me 17 Shkurt 2008,…kur bota demokratike dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, për të jetësuar kështu amanetin e Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve dhe martirëve të lirisë sonë…

4.

44Pas fjalëve përshendetëse, filloi pjesa e parë e programit artistik me recitimin; “E vogël jam, shqiptare jam”, të ekzekutuar në mënyrë briliante nga voglushja Lonita Hykolli, për të vazhduar më këngëtarin Gjin Shani, rapsodët Feim Graishta, Ali Kurti, Lendi Bytyqi, për të kaluar tek zëri i shkëlqyer i këngëtarëve të rinjë, por shumë të talentuar Dardan e Linda Kurti e deri të voglushja Valentina Kurti, e cila me këngën “A vritet pafajësia”, ngjalli emocione të papërshkruara me fjalë.

Shije të bukur dhe vlerë të lartë artistike këtij manifestimi i dha grupi i pavarur artistik “Drenica”, të ardhur nga Altottingu i Landit të Bavarisë (Gjermani), i udhëhequr nga mjeshtri i muzikës dhe vallëzimit, njiherit edhe koreograf i grupit Imer Kurti.

Ekzekutimet e valleve me motive nga të gjitha trevat shqiptare nga valltarët e grupit artistik “Drenica”; Arbesa, Linda, Dardan dhe Valentina Kurti nxitën emocione dhe dhuruan kënaqësi shpirtëore tek të pranishmit e shumt në palestrën sportive në Lison.

5.

55Në përfundim të pjesës së parë të programit festiv, në shenjë falenderimi për të gjithë ata që kontribuan, ndihmuan dhe mbështetën shoqatën në forma të ndryshme, qoftë me këngë, me valle, me shkrime, apo me punë të palodhshme, Shoqata “Nënë Tereza” i nderoi me mirënjohje; grupin artistik “Drenica”, Ali Kurti, Lendi Bytyqi, Besim Morina ,Gjelosh Hajdari ,Vllezërit Kolgeci, Kristina Hajdari, Gjin Shani, Sabri Gashi, Florim Zeqa.
Pas ndarjes së mirënjohjeve, radha i erdhi darkës festive, me ushqime të shijshme tradicionale shqiptare për të gjithë pjesmarrësit në këtë eveniment festiv, e përgatitur nga këshilli organizativ i shoqatës “Nënë Tereza”.

Pas përfundimit të darkës, radha i erdhi pjesës së dytë të programit festiv me zërin e bukur të këngëtarës së njohur Adelina Kryeziu, për të vazhduar deri në orët e vona me vallëzimin e përbashkët në podiumin e palestrës sportive në Lison.

6.

66Vlenë të theksohet se prezent në këtë aktivitet ishin edhe personalitete të shquara si; Agim Mullosmani (sekretar i UNIKOMB-it), Bajram Desku (mësues i shkollës shqipe, paralelja në Quinto-TV), afaristët Jahir Bytyqi (JAHA TOURS), Bedri Suka (Market Kosova) dhe gjenerali italian në pension Gaspare Giammarinaro (me sherbim në Kosovë në vitin 2011 në kuadrin e forcave të KFOR-it) i cili përshendeti dhe uroj të pranishmit për përvjetorin e pavarësisë në gjuhën shqipe dhe italiane.

I gjithë ky organizim madhështor është rezultat i punës së palodhshme të kryetarit të shoqatës, zotit Rizah Hykolli me bashkëpuntor; Shemsi Gashi, Ruhi Ramadani, Shqiponja Mukaj, Besnik Elshani dhe një stafi të gjërë bashkëpuntorësh.

7.

77Ashtu si herave tjera, edhe kësaj radhe, sponzor i këtij manifestimi ishte firma e njohur e vllëzërve Kolgeci, “Fll. KOLGECI SNC”.

Objektiv i radhës drejtuesve të Shoqatës “Nënë Tereza” në Concordia Sagittaria, mbetët hapja e një paralelje të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në mënyrë që gjeneratat e reja, fëmijët, nipat dhe mbesat tona të mos e harrojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat e bukura shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm