Konfrontimet politike si mungesë e moralit politik

    Fuqia e shtetit  bazohet   edhe në premisën së sa të moralshem janë  ata që  e kan  timonin e tij.Shteti është legjitim sa një shoqëri   e ligjitimon edhe moralin .Jo morali  politikë vjen në shprehje në sistemet diktatoriale, sepse diktatori ngrihet mbi shtetin duke përmbysur çdo  vlerë të moralit.Të gjithë kërkojnë  të janë të barabartë para shtetit, duke respektuar ligjet dhe kushetutën e saj.Kur krijohen ndjenjat për shtet të mirëfilltë, atëherë edhe vjen në shprehje siguria përsonale , siguria e pronës individuale dhe siguria e pronës  shoqërore.Për ate në procesin e vendimarrjës politike , pyetja e moralit do të duhej që rregullisht të jetë aktuale. Kur veprohet kështu edhe proceset zhvillimore të një shteti kanë rrjedhë demokratike.Vëtem politika ku sundon morali dhe llogaridhënja, janë në dobi të shtetit dhe shoqërisë.Ne politikë vetëm fituesi moral ka shansa të jetë fitues politikë në staza të gjata, edhe pse ndoshta dikujt i duket së kjo është e pa mundur.Ne shoqërinë tonë duket së politika dhe morali kan rënë në kundershti të mëdha.Po të kishte pasur moral të duhur politik nuk do ti kishim pasur të gjitha këto probleme të mëdha në shoqëri, të cilat lidhen më jetën dhe me rrjedhen e proceseve demokratike . Kosovës  së pas luftës për të ndërtuar shtet ligjor dhe  të barbartë për të gjithë, i është dashur që shtetin të drejtojnë njerëzit më moral të lartë politikë, njerëzit të cilët do të ishin përcaktuar për mirëqenje dhe zhvillim të ecurive ekonomike për të cilat i kemi pasur të gjitha predispozitat. Faza e tranzicionit kërkon njerëz të ndërgjegjshem  dhe  të moralshem para Zotit dhe para popullit. At  fat, nuk e patem shumë  pos në periudhën sa ishte gjallë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.Duket së shumë çka e mirë u varros atë ditë kur u varros edhe presidenti Rugova. Një përsonalitet komplet politikë siq ishte Rugova nuk e kemi, dhe mu për atë  duhet shikuar edhe këtë rënje të politikëbërjës dhe të  proceseve tjera  në Kosovë.Pse nuk po arrijmë që fazën e tranzicionit ta tejkalojmë pa turbulenca të mëdha politike?Pas luftës mendoj unë erdhen në krye të partive kryesore  politike njerëzit të cilët nuk shquheshin për moral të duhur politik, nuk shquheshin për zgjuarësi politike, nuk kishin pregatitje profesionale dhe shumë komponente të cilat duhet të këtë një politikan i mirëfilltë. Natyrisht së pushteti përbehët nga partitë që vijnë në pushtet . Partitë politike në Kosovë  ishin parti lideriste, për të mos thënë parti  të formuara edhe në baza familjare.U kriju një mozaik jo i mirë në skenën tonë politike. Edhe nese aty në mesin e këtyre subjekteve   kishte intelektual ata ishin të pafuqishem në  vendimarrje. Liderët e partive kryesore politike, të cilat më koalicione i formian qeveritë,nuk  u treguan të zotët të ballafaqohen më sfidat e kohës dhe sfidat që dalin nga tranzicioni. Këta ishin kryesisht  njerëz të cilët kishin predispozita të keqpërdorimit  dhe të  përfitimeve të ndryshme  përsonale.Garniturat  po thuaj  të njëjta në pushtet të pasluftës  abuzuan shumë pushetin, e varfëruar kështu  shtetin dhe popullin e vet.Këta lider shtetëror dhe partiak ishin  të brumosur edhe  me logjikën komuniste. Me duket së kemi edhe luftë të koncepeteve ideologjike në Kosovë.E gjithë kjo krizizë politike ka karakteristika edhe të pikëpamjeve të ndryshme ideologjike, edhe pse partitë politike ende kan mbetur të pa profilizuara mirë. Abuzimet  karshi shtetit , pastaj krimet e rënda politike , korrupcioni i nivelit të lartë, kanë ndikuar në eskalimin e situatës politike .  Ne këtë marrshim jo të mirë , kasta  jonë politike , bëri edhe lëshime të mëdha  të cilat  prekin edhe statusin politik  të vendit. Secila marrveshje më  Serbinë ishte me e keqe së tjetra.U lëshua pe    edhe kur bëhët fjalë  për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. U bën lëshime edhe territoriale më Maqedoninë dhe Malin e Zi  më rastin  përcaktimit të vijave kufitare . Të gjitha këto  lëshime edhe ishin indikator të përkeqësmit të situatës politike .Kriza e madhe politike dhe institucionale  eskaloi më të madhe kur kreun e   ekzekutivit e mori Isa Mustafa. Ai u vu në krye të qeverisë në kohën kur ishin grumbulluar problemet  e natyrës ekonomike,dhe  problemet e  mëdhe politike . Këto rezultuan  më ngjarjët hiq të mira  në Kuvendin e Kosovës, jashtë dyereve të tij, dhe në rrugët e kryeqytetit. Kjo është tabllo e shëmtuar e Kosovës së sotme, e cila po përjeton ditët më të rënda pas çlirimit nga okupatori serb.Kjo ngurtësi politike apo prodhim  i krizave të një pas njëshme , po bëhët   së edhe pak  kohë na ndanë   kur do të fillon puna  e Gjykatës Speciale për krime të luftës…