A është ky fundi i LDK-së?

    Mori mbi 100.000 mijë vota duke u thirrur ne kauzën për ta rrezuar keqqeverisjen e PDK-së, për të hetuar veprimtarinë e SHIK-ut e për t’i bërë simbole shtetërore, Hymnin dhe Flamurin e propozuar nga Presidenti Rugova...të gjitha këto dolën të ishin marketing i LDK-së, sa për të mbledhur vota.

    LDK-ja pas zgjedhjeve të fundit lidhi koalicion me PDK-në duke u thirrur në emer te shtetit, të ecjes se saj por për të ushqyer klikën e ngushtë të Isa Mustafës.

    Për më tepër ia mundësoi Hashim Thaçit të bëhet president, duke injoruar thirrjet e elektoratit te saj që Hashimi mos të votohet. Edhe ata pesë deputet që nk morën fare pjesë në votim u ironizuan nga Isa, në postimin e tij ne FB ndër të tjera deklaron “..pyeta ku janë edhe disa deputet që kanë marrë vota në emër të

    LDK-së, sepse nuk shiheshin se janë me shumicën e kolegëve të tyre. Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV pyeta ku janë edhe disa deputet që kanë marrë vota në emër të LDK-së, sepse nuk shiheshin se janë me shumicën e kolegëve të tyre. Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV..”. Ky fjalor është i njohur dhe aspak produktiv, për më tepër nga një zyrtar shtetëror.

    Ata që nuk morën pjesë në seancë për zgjedhjen e Thaçit president, dëgjuar zërin e votueve të tyre se tek e fundit ata përfaqësojnë dike.Por Isa dhe ata që votuan për Hashimin a thua kë e përfaqësojnë ?, por jo elektoratin e tyre. LDK-ja gjindet në periudhën më të errët të saj. Ndonëse u nda në 2006, gjithësesi kishte elektoratin e saj edhe pse të ndarë në dy subjekte politike, ndërsa tani ka humbur besimi tek partia që dikur ishte sinonim i se drejtës dhe besimit.

    Goditja per LDK-në është e rendë, aq sa mund të thuhet edhe vdekjeprurës.LDK-ja nuk mori këtë goditje me 26 shkurt por me 19 Nëntor 2014, kur zyrtarizoj koalcionin me PDK.

    LDK është shdrruar në trabant parti-dege te PDK-së, duke mos lejuar mendimin ndryshe brenda partisë, oligarkia kontrollon veprim ndryshe brenda partisë. Isa me oligarkët e tij nuk lejon të rinjtë të depërtojnë,me dorën e hekurtë po shtyp të gjithë ata që mendojnë ndryshe, shantazhon deputetët e tij me forma dhe mënyra anti njerëzore. Ky njeri si duket ka edhe probleme psikike, aq sa nuk eshte i vetdijshem edhe cafre shkruan.Shpesh here edhe i fshin postimet e tij per t’i modifikuar.

    Isa e ka rrënuar deri në palcë LDK-në, aq sa edhe gjasat që kjo parti të shuhet fare janë shumë reale, pasi një parti që të jetë e madhe duhet te udhehiqet nga besimi

    që ka elektorati tek ajo, ndërsa më tek LDK nuk beson askush, bile as vet Isa. Elektorati i LDK-së po shikon forma dhe menyra të tjera që ose mos të votojnëfare ose të inicojnë formimin e një partie të rë, ë frymën e Presidentin Rugova. Koha do e dëshmoj se a do ringjallet përseri LDK-ja , por më qytetarët nuk besojnë në përrallat e Isës. Dënimin e votuesve Isa do e marr në zgjedhjet e ardhshme, LDK-ja me gjasë edhe do e përjetoj fundin e turpshëm.