Hashim Thaçi dhe të “vegjëlit” e LDK-së?!

    Dita e 26 shkurtit 2016 ku  në gjendje të shtetrrethimit u zgjodh   presidenti  i Kosovës,  do të hynë në histori si ditë e zymtë  për  Kosovën . Po në këtë  sallë para shumë vitësh  ishte mbajtur tubimi për suprimimin e autonomisë së Kosovës. Delegatët shqiptarë ishin nënshtruar sigurisht një presioni psiqik  dhe fizik shumë të madh nga Serbia , për ti ngritur gishtat lartë për përmbysjen e autonimisë.  Nuk dua të bëjë këtu asnjë analogji së këto  dy ngjarje dallojnë shumë  . E përmenda këtu këtë ngjarje politike  për një arsye. Atëherë kishim mbi kokë një rexhimin  kriminal të Millosheviqit mbi  kokë me gjithë makinerinë shfarosëse.Ndërsa në tubimin e mbajtur të 26 shkurtit  të këtij viti pikërisht në këtë sallë të kuvendit u bë zgjedhja e presidentit  të Kosovës. Dhe zgjedhja e presidentit në Kosovën se pavarur  u mvarë nga Lista Serbe, e dirigjuar nga Beogradi zyrtarë ! Shumë është diskutabile së a votuan Lista Serbe  për Thaçin apo jo. Më rëndësi  për serbet ishte së ia krijuan kuorumin    . Nuk është aspak në rregull që minoriteti serb të na përcakton  presidentin e Kosovës së pavarur , duke na vu kushte të  pa pranueshme  politike . Këtu shtrohet edhe  pyetja logjike  .Së si  lejon PDK dhe Hashim Thaçi të zgjedhet president i shumicës shqiptare më vota të një grupazhi  të minoritetit    serb  i mbytur në  shovenizmin serbomadh? Zor njeriu të beson së  Lista Serbe do të ishte ardhur krejt bllanko , kur ishte momenti më i volitshem politik i tyre për të vu kushte  , pas gjithë  përqarjës të skenës tonë politike, e cila prodhoj edhe  krizën institucionale, tash e një kohë të gjatë.

    Edhe Mustafa edhe Thaçi atë ditë dhanë urdhëra që të grumbullohet gjithë ai repart policor, në hapësirat e kuvendit, rreth kuvendit ku mbahej tubimi dhe në çdo kënd të Prishtinës. Shtetrrethimi nuk është ndryshe . A nuk është turp të mbahet një tubim I tillë më shumë I karakterit solemn nën tytat e snajaperistëve? Sigurisht së nuk është ne rregull kur të gjithë jemi vëllezër të një gjaku.Dhuna është përjashtuese në sistetimin pluralist  nga kush do që vjen .  Jeni  bërë zëri i mos arsyes politike . Ju po instaloni me këto veprime sistem tipik autokratik . Ju atë natë besoni apo jo dukeshit si diktarorë  që po të kishit  shumë takat për tia arritur qëllimeve  tuaja politike do të përbysni qdo gjë para veti.   Të gjithë komunistat në shpirt e kan dinakërinë , në shpirt e kan urrejtën ndaj të gjithë atyre që marrin guximin ti kundershtojnë.

    Unë për vete po mendoj  së si  është e mundur një përson i tillë aq i pa ditur politikisht me çka e dëshmoj me deklarata dhe veprime  si Mustafa  të infiltrohët në krye të LDK-së rugoviane? A ka gjë më turp si një përson i tillë të gjendet në krye të një partie shtetëndërtuese dhe më e madhja sa ishte gjallë ideatori i saj presidenti, Rugova? Shumica kanë menduar se nuk është e mundur të katapultohet një përson më qëllime aq të mbrapshta karshi LDK-së dhe karshi Kosovës. Dikush duke lexuar këtë tekst  do të thotë  vete me vete , pse ky gjithë këtë  kritikë po ia ban Mustafës e jo Thaçit. Ne këtë rast pse të kritikohët Hashim Thaçi, kur protagonist i gjithë kësaj maskarade politike është vet Isa  Mustafa. Ai zgjodhi rrugën e gabuar kur u fut në koalicion jo të natyrshem  më PDK-në.  A mos po mendon Mustafa  së Thaçi ka ndonje  simpati pë te? Sigurisht  aspak. Se në politike shikohën interesat, e këtë punë  Thaçi po e bën mire. Mos mendon ky materjalisti Mustafa  , së  Thaçi do tia  din shumë për nder që eshtë bërë president më votat e LDK?  As qe e ka ndërmend bile ate punë, dhe sdo ta kishte askush.  A dini përse? Sepse Mustafa është ai qe ka kërkuar koalicion më PDK si parti fiuese e zgjedhjeve nacionale .Thaçi tipat si  Mustafën nuk i ka as në shpatull të pulës, aq më pak bashkëpunëtoret e tij të cilët publikisht  si  Hamitin e ka quajtur  plagjiatë dhe ai farë akademiku   as gek dhe as,mek  me bo . Ky farë Beqiri i vogël , Thaçi në foltore i ka thënë mjaftë ti  , së je njeriu që për gjithqka  në LDK më ke informuar. Po të ishte gjallë presidenti historik i Kosovës dr.Ibrahim   Rugova ,   sigurisht së skena jonë politike do të ishte shumë më ndryshe…