Deri kur do të vazhdon agonia e shtetit të Kosovës?

    Kurrë nuk kam menduar së do të kemi këtë gjendje ekonomike kaq të dobët dhe një zhvillim politik  të tillë  abnormal.Nuk kam menduar , po ashtu   së do të kemi këtë nivel  shpërthyes të  krizës   institucionale .Nuk kam menduar së do te kemi kaq njerëz të pa përgjegjshem poltikisht dhe moralisht. Kurrë nuk kam menduar së më  Kosovën do të  udhëheqin grupet kriminale politike dhe grupet kriminale ekonomike .Aq me pak që këto grupe të infiltrohen në të gjitha strukturat vitale shtetërore. Kjo është e pa logjikshme dhe shumë e pa pranueshme  për një shtet dhe për një popull në këtë fillim  shekull.Ngjarjet politike nuk po pushojnë të na krijojnë befasi të reja secilën ditë  dhe secilin muaj më shumë .Edhe deri tash kemi  pasur  arrestime të njerëzve në strukturat më të larta të shtetit. Kemi pasur shumë afera korruptive dhe keqpërdorime tjera të pushtetit , ku protagonistët e këtyre veprave janë larguar nga vendi duke i ikur organeve të drejtësisë. Kështu sigurisht së nuk bëhet shteti , dhe as nuk do të kemi mirëqenje edhe për shumë kohë .Po jemi vrojtues të këtyre ngjarjeve të  pa mira karshi shtetëndërtimit .Nuk është aspak logjike që gjithë ata njerëz të grumbulluar në pushtet , të zhytur në një formë ose tjetër në kriminalitet duke rënë ndesh më ligjin. Sigurisht së nuk janë aq të padijshem e të mos kan njohuri së janë duke vepruar kundwr  të mirës së Kosovës.

    Nuk është reale as të mendojmë së edhe strukturat relevante të Evropës nuk kan njohuri për  krimin dhe korrupcionin e nivelit të lartë,  dhe së nuk kan njohuri së cilët janë koordinuesit e këtyre veprave shkatrrimtare .Ose dikujt edhe po i lëverdisë një gjendje e tillë, ku neve  vet nuk jemi te vetëdijshem për dëmin e madh që po ia shkaktojmë shtetit .Qetësia në rajon më njerëz të përfshirë në kriminalitet dhe korrupcion , është qetësi e rreme nese mendonë dikush nga zotëritë ndërkombëtar që është ndryshe. Nese shtetet prej nga vijnë ata janë shtete demokratike, nuk  “lejohet”  që të na instalojnë  pseudodemokracin.Por, tek  e fundit secili shtet  i Evropës i ka interesat e veta gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Bie pyetja logjike pse po na ndodhë gjithë ky pasivitet i nerëzve tanë , karshi të gjitha këtyre ngjarjeve të pamira  të cilat po e rrethojnë? Kjo është për një analizë  të hollsishme .Pse  e gjithë kjo indiferencë politike dhe indiferencë  për fatin e tyre dhe të shtetit ? Kur gjysma e popullatës më të drejtë vote nuk dalin në zgjedhje , është tregues së diqka  nuk është në rregull.Që fatin e vet tia përcaktojnë kasta pushtetare , sipat tekave të tyre nuk  justifikohet. Në të gjithë këto pyetje është vështirë  të gjesh edhe përgjigje adekuate, veq nese hipotetetizojmë. Ky oportunitet politik po rezulton shumë keq në jetën  tonë  dhe  në të  gjitha proceset zhvillimore. Mu për këtë edhe  jemi futur në krizë të thellë  institucionale . Askush nuk na i zgjedh problemet në shtëpinë tonë , nese të gjithë nuk akativizohemi  në forma të ndryshme, për ti artikuluar qartë kërkesat tona. Ky pasivitet po iu shkon  përshtati të gjithë  keqëberësve politik dhe keqëbersëve ekonomik, të cilët veq sa  po e trashin zullumin .Protagonistët e të gjithë këtyre të zezave , duhet  të stopohen  më angazhimet tona të gjithëmbarshme, së për ndryshe gjendja e agonisë të shtetit të Kosovës,  edhe shumë  kohë nuk do të ndalet…