Sa është ndikimi i politikës të Begradit, në vendimarrjet politike të Kosovës?

    Gjendja e keqe ekonomike dhe politike  është prodhim i  kësaj kaste  politike.Kësaj radhe do ti përmendi lëshimet politike më të mëdha  që iu bënë Serbisë . Ky shtet është duke ngritur institucione paralele në Kosovë, më ndihmën e eksponentëve , të cilët gjatë bisedimeve maratonike nënshkruan krejt çka deshti Serbia , pa kurrfarë kushtesh paraprake. Mbishkrimet në gjuhën serbe  ishte hapi i parë drejtë futjës së ndikimit të politikës të Serbisë në Kosovë. Pastaj, kriminelët serb “Rojat e Urës” mbi lumin Iber  vunë barrikada  duke ndarë  Mitrovicën  në dy pjesë . Ky ishte jo vetëm lëshimi  që lidhet më statusin politik të Kosovës.Kriminelët  serbë  rrahen dhe maltretuan  shqiptarët por  edhe ndërkombëtar , dhe  nuk iu mungoj  një fije floku .Organizata ushtarake e KFOR-it që është garantuese e  kufirit   , nuk bëri asgjë  që ti largon këto struktura kriminale .Këto struktura  kriminale  serbe vranë edhe një policë shqiptarë në tentim të vurjës së kontrollit të Prishtinës zyrtare në këto pika kufitare. KFOR-i pas shumë kohësh  doli më  deklaratë së  kjp punë kërkon zgjedhje politike. Në vend të barrikadave me gurë dhe zallë, kriminelët serb vëtem sa ndrruan  formën e veprimit . “Parku i Paqës” është bërë  legjitimim i ndarjës së Kosovës të proklamuar edhe  nga zyrtarët  më të lartë të Serbisë , shumë kohë   më parë  . Kësaj  i shkuan   për shtati  marrveshja politike e nënshkruar në Bruksel midis  Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtarë  për ‘ “Zajednicën” siq po quhet  Asociacioni i Komunave Serbe dhe Demarkacioni i nënshkruar në Vjenë për kufirin më Malin e Zi. Më këtë formë të ”Zajednicës”  legjitimohet federalizimi i Kosovës. Së kjo marrveshje ishte e dëmshme e vërtetoi edhe Kushtetuesja e vendit. Këto  dy lëshime  edhe u bënë mollë sherri midis Pozitës dhe Opozitës , ku vendi u përfshi në valën dhunës në  Kuvendin e Kosovës dhe vala  e protestave masovike në rrugët e kryeqytetit  të organizuara nga Opozita, si forma të kundërshtimit të marveshjeve të firmosëra nga Qeveria binomiale   Thaçi- Mustafa. Edhe  më parë  më rastin e nënshkrimit të marrveshjeve në fjalë , opinioni i gjerë shumë pak ishte i informuar . Hashim Thaçi as më rastin e Fusnotës famoze, nuk  kishte bërë ate transparente. Edita Tahiri si protagoniste e saj  kishte thënë së Fusnota është  fluskë sapuni në përfaqësimet rajonale të Kosovës , e nuk doli ashtu . Nga  Lista Serbe  e dirigjuar nga Begradi u varë edhe zgjedhja e presidentit të Kosovës në gjendje të  shtetrrethimit . Mbetet të shihet në vazhdim së çfarë loje e  politike na u servua kur Thaçi kur u zgjodh president me votat e Listës Serbe  . Me  vendimet tona të dëmshme politike po i mundësohet Serbisë  të inkuadrohet   në BE. Qëllimi i Serbisë është që përpos ndikimit ekonomik,  ta fut edhe ndikimin politik në Kosovë. Pa Listën Serbe nuk po kemi mundësi të merren   vendime politike siq është   formimi i Ushtrisë   , e vendime të tjera . Po flitet së do të kemi edhe një komunë të re serbe, qe do te ishte edhe një grusht  tjetër karshi Kosovës dhe të ardhmës politike të saj . Nga kjo kastë politike e na erdhi edhe formimi i Gjykatës Speciale  e cila i ka vu në siklet të madh komandantet e UÇK-së, të cilët kan filluar më grindjet dhe akuzat e ndërsjella  ndër më të rëndat . Mos funksionimi i shtetit ligjor  erdhi natyrisht  si pasojë e oligarkisë politiko-finanaciare në pushtet , të cilët Republikën dhe popullin e kan vu në sprova  të mëdha…