Ata që po e demontojnë sovranitetin e vendit do të marrin përgjegjësi historike

    Jeta shoqërore dhe jeta politike po përballën me krizën dhe nervozën , që nuk mbahet mend në Kosovën e pavarur.Kjo krizë e cila ka filluar gadi që dy vite, veq sa po shkon duke u theksuar edhe më shumë.Kriza politike , kohën e fundit ka shpërfaqur edhe elementet e fushatës elektorale.Opozita po bëhën disa muaj që është duke kërkuar zgjedhje te jashtëzakoshne ,për shkak të krizës institucionale.

    Opozitarët janë të mendimit së duhet të largohet kjo qeveri , dhe vendi të shkon në zgjedhje të jashtëzakoshme. Matematikat e fushatës elektorale   i kanë  futur në funksion  edhe  partneret e koalicionit qeverisës PDK –LDK , të cilët sigurisht së janë duke i bërë llogaritë e veta në këtë drejtim.Partnerët e koalicionit  kan filluar të luajnë në kartën e jetë gjatësisë të këtyre  institucioneve , kur shumë hallka të sistemit nuk po funksionojnë si duhet ose kan filluar të vdesin. Lojtarët e koalicionit qeveritarë mbeshtetje po kërkojnë të faktori ndërkombëtar . Nese blloku qeverisës  është duke u bazuar tek faktori  ndërkombëtar  për të mbijetuar në politik, blloku opozitarë është e mendimit  së përkrahja e mbrendshme do të jetë vendimtarja në ketë garë maratonike do të thosha.

    Gjithnjë e më shumë po jemi dëshmitarë së gjendja politike është në eskalim e siper. Pozita këtë po e minimizon duke theksuar së nuk ka krizë istitucionale . Së kjo është vëtem zhurmë e Opozitës e asgjë më shumë. As Demarkacioni dhe as Zajednica nuk u morën si tema serioze nga pushteti. Pa i minimizuar këto dy tema të cilat prekin statusin politik të Kosovës, unë do të kisha pohuar së problemet e grumbulluara ekonomike, gjendja sociale shumë e keqe , krimi dhe korrupcioni, si probleme tash e një kohë të gjatë , e të cilat nuk po gjenjë zbatim konkret, kanë bërë që kriza politike të eskalon  kështu .

    Pak kush deri më tash nga politikanët, oponinistët , akademiket dhe ekspertet folën për këto  probleme madhore , të cilat edhe e kan pru këtë krizë gadi të pakapërcyeshme politike. Kjo zhurullti e skenës sonë politike, në kuvend ,  në rrugë me protesta, me debate televizive bukur shumë sterile më tema  të stërpërseritura nuk janë duke i ndihmuar përballimit  të krizës. Në shumë raste janë duke i shërby stagnacionit dhe kaosit politik. Kur temat esenciale qiten në harresë pa qëllim apo qëllimisht, kjo vetëm sa e bënë gjendjën edhe më të ngatërruar .

    Me anime partiake , apo me anime pushtet- opozitë nuk arrihen  të sqarohen problemet madhore , dhe as nuk kapercehet dot kriza institucionale. Debatet duhet të orjentohen në elaborimin më të çartë së çka e solli gjithë këtë krizë politike, tash e shumë kohë .Shumë po ndëgjojmë duke debatuar për dhunën e shfaqur , së cilët janë fajtorët e kësaj dhune , pushteti apo opozita, duke apstrahuar gadi në tërsi ate  së cilët ishin  shkaktarët e kësaj  dhune  më gjithë agresivitetine saj. Hisedarët e gjendjës  rrënuese karshi shtetëndërtmit   më së shumti gjenden në pushtet.

    Me akte subverzive nuk arrihet kurrfarë stabiliteti as politik as ekonomik .Edhe rezultatet mediatike në këtë drejtim nuk janë fortë  të mira.Nuk janë të mira sepse mediat e ndikura nga politika ditore  po e helmojnë opinionin e gjëre publik, duke  ia ngushtuar kështu fushëveprimin  dialogut si gjeja më demokratike në sistemin  pluralist. Ata që po e demontojnë sovranitetin e vendit do të marrin përgjegjësi historike. Janë qitur krejt në harresë politikat sociale .

    Nuk po gjenden mekanizma adekuat të avansimit të politikëbërjës. Zatën me njerëz pa vizion nuk bëhët kurrë kjo punë madhore për  një shtet . U shitën gjithë ato asete shoqërore  për ta pasuruar pa fundësisht këtë  kastë politike, duke lënë shumë punëtor në rrugë, dhe duke  e varfëruar kështu edhe popullin .

    Shqiptarët patën fat të madh kur e gjithë bota demokratike në vitin 1999 na doli në krahë , që të bëhemi të lirë në tokën tonë .Kosovës i nevotet një klasë tjetër politike për ti arritur synimet madhore të saj…