Siguria e Shqiperise etnike është e rrezikuar

E kemi diskutuar shpeshëherë se probleme të ndryshme që nga koha e pas luftës, kanë derviuar situata të cilat vetëm kohën e fundit kanë filluar t’u nxirret kuptimi tyre i përbashkët ose thënë më kjartë, pesha e tyre që ka rënduar mbi paqën dhe ndërtimin e deomkracisë në Kosovë, ka filluar të ndëgjohet dhe diskutohet! Pse gjithë këso pengesash e pamaturi politike, pse gjithë kjo mjegull dhe askush nuk e kërkon fijen e saj, të këputur apo të fshehur, që nga qytetari i thjeshtë e deri tek administrata jurudike e politike në vend.

Çështjen e Kosovës kur e shikojmë në kronologjinë e vetë natyrës së problematikës që përmban sepse historiku juridik dhe rrethanat politike nëpër të cilat është formësuar idea e lirisë dhe ndërtimit të institucioneve, ka shumë hapësirë dhe debat që ndoshta ka munguar deri më sot. Ka munguar, sepse si mbrenda vendit po ashtu edhe jashtë tij,si faktor determinant në sensibilizmin e saj ka luajtur edhe mërgata shqiptarë si në Evropë po ashtu edhe në SHBA, sikurse thotë populli “dikush ka folur, po edhe dikush ka shkruajtur”, atëherë kërkohet një njohje më e thellë e problemeve të sigurisë që lidhen në mënyrë direkte me situatën politike tek ne.

Tanimë gjuha politike nuk është në gjendjen apo kursin për të cilin është përcaktuar Kosova dhe miqtë tanë, sepse demokracinë duhet nënkuptuar në këtë kushte edhe si mjetë për ta ruajtur vetë qenien tone kombëtare, përmes politikave serioze dhe ekonomisë së zhvilluar, me qëllimin që çdo ditë të rrugëtojë drejtë qëllimit për një të ardhme më të sigurtë. Për të qenë të përcaktuar dhe këmbëngulës në synimet tona të përbashkëra mendojmë se kemi nevojë për një Strategji dhe Diplomaci kombëtare më përmbajtësore dhe intelegjente.

Strategjia kombëtare është e drejtë e udhëheqjes së lartë politike e shtetërore të një kombi. Nëpërmjet saj shpallen, synimet strategjike të një kombi apo e shprehur ndryshe, interesat dhe objektivat kombëtare. Në përcaktimin e objektivave kombëtare mbahen parasysh qëllimet themelore, ku përqendrohen politikat kombëtare, përpjekjet dhe burimet për realizimin e tyre. Proceset të cilat derivojnë gjendjen politiko-ekonomike edhe në Prishtinë, lidhen domosdo me zhvillimet e fundit të cilat japin panoramën e kuptimit, të pakuptimtë, sepse krijohet paqartësi e madhe politike andaj duke ia shtuar edhe disfunksionimin e Ligjit me jetësimin e krimit e korrupcionit në nivel vendi, pra krijohen kushte për amullinë e përcjelljes së zhvillimit normal se nga po lëvizë çështja Kombëtare. – Duam të rikujtojmë se për të përcjellur veprimin e sigurisë kombetare shqipetare duhet të ndiqen këto parime:

1) Të parandalodh shkaqet e jo të luftosh vazhdimishtë

2) Parimet e para-veprimit:/ në qoftë se nuk jeni të Sigurtë mos e bëni.

3) Veprimet nuk duhen të fillohen, nëse ndikimi i tyre nuk është i ndikueshëm.

Duhet të përcillet fakti se çfarë e përbën këtë realitet tashmë këtë përditshmëri politike ditore, realitet përbënë historinë e re të cilën Ballkani në mënyrë të kujdesshme është duke e përcjellur në të gjitha takimet bilaterale andaj edhe për çdo shtet politikat e sigurisë kanë karakter më të drejtpërdrejtë në ditët e sotme.

Institucionet e sigurisë si ne Republikën e Kosovës po ashtu edhe ne Republikës së Shqipërisë kane aftësinë e mbledhjes se informacioneve por paaftësinë e klasifikimit te informacionit, prandaj okupatoret sllavo-maqedon po e sfidojnë sigurinë në rajon.

Sepse nëse këto informacione janë plotësisht të sakta atëherë seriozisht është e kërcënuar siguria e kombit shqiptar dhe pengesë e bërjes së Shqipërisë etnike nga shërbimet antikombëtare. Shqipëria etnike është ngushtë e lidhur me nacionalizmin shqiptar dhe gjakun e derdhur për lirinë e Shqipërisë etnike. Me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-se do të bëhet Shqipëria etnike. Jemi dëshmitar të një paqartësie të madhe politike në raportet e brendshme të hapësirës etnike. Kujdesi për probleme e tema të tilla, nuk duhet të na bëjë më pak të përgjegjshëm, se sa të ndieshëm virtualisht, çdo i ri apo e re që e done atdheun e vet, duhet ta njohë dhe mbrojë me të gjitha argumentet e forcës së arsyes, kjo i jep peshë sigurisë dhe atdhedashurisë sonë.