A po i nënshtrohen shqiptarët tiranisë në Kosovë dhe në Shqipëri?!

    Historia na mëson së rrallë kemi pasur kohëra të mira ku njeriu ka pasur guximin të mendon çka dëshiron , dhe lirshem ta shpreh mendimin i tij.Të vjetrit përpara kur është folur për temën e politikës nuk i kan lejuar të rinjët të marrin pjesë në diskutime . Gjatë historisë njeriu nga vegjelia ka mësuar së pushteti ka qenë i pranishem në çdo mes , dhe së ai  pusheti gjoja  duhet respektuar deri në gjunjëzim.Dhe, shumë kush ka mendur që karshi pushtetit të jetë lojal . Ka pasur njerëz të cilët kan marr guximin e kundërshtimit të pushteteve kryesisht mizore të instaluara siq ka qenë sistemi diktatorial komunist.Nese të gjithë do të  bëheshim  lojal karshi  pushteteve autokratike, sigurisht së nuk do të vinte kurrë  demokracia dhe as pluralizmi.Arritja deri të liria e të shprehurit dhe të vepruarit sigurisht ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme për të gjithë ata popujë që dolën nga shtetet më regjime  tiranike.Po të ishin dëgjuar sundimtarët sigurisht së kurrë nuk do të kishim shoqëri të përparuar dhe demokratike. Sllogani i tyre ka qenë “Ju mund të veproni, por do të bëhëni pishmanë pastaj”.Kjo logjikë fashizoide po iu hyn në funksion edhe tash pushteteve  të instaluara në Prishtine dhe në Tiranë.Historikisht sikur shqiptarët i përcolli zezona e kohës të instalimit në pushtet  të tiranëve dhe tiranisë.Tiranët kan përdorur metodat më makabre frikësuese për ti mbajtur masat të heshtura, dhe në errësiren e plotë edhe mediatike. I kan mbajtur edhe në errësirën e  paditurisë.Kan përdorur metoda të ndryshme  për të gjithë ata të cilët kan kërkuar autonomi morale dhe autonomi ideore. Regjimet tiranike gjithmonë i kan kërkuar njerëzit jo vetëm të dëgjueshem por edhe më shpirt të prishur , të cilët nuk kan hezituar të përdorin metodat më çnjerëzore karshi të gjithë atyre të cilet kan marrë guximin e kundershtimit .Ata të cilët kan pasur pretendime politike, tiranët  kan përdorur mekanizma më mizore të mundshme kunder tyre .Tiranët kanë shtypur çdo përpjekje të kokave intelektuale të cilet kan pasur karakter të fortë moral dhe kombëtar.Tiranët e sotem të instaluar në pushtete në Prishtinë e sidomos në Tiranë, po përdorin metoda shtypëse për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Edi Rama nese i lejohet do ta kthen krejt kohën e perënduar të Enver Hoxhës.

    Po e tregoi një shembull, të këtyre ditëve. Një mik i shtepisë i cili këtyre ditëve më familjën e tij do të udhëton për Amerikën e largët për të jetuar atje, po kërkon një familjarë që të kujdeset për pronën dhe shtëpinë e tij në Kosovë. Me anë të një  lidhje  një ditë mbërrini në Kosovë një njeri jo shumë i moshuar më bashkëshortën e tij nga Shqipëria,i cili ishte i interesuar të punoj për të siguruar familjën e tij në Fier. Pa sa zbriti nga autobusi atë ditë ai edhe e filloi   tregimin e tij “Për të parën herë jamë në Kosovë pas 60 viteve të emgrimit. Prindërit i kam nga fshati Leshan i Pejës. Babai im e kishte plagosur  në atë kohë një serbian , dhe ishte detyruar të largohet nga Kosova . Ai ishte vendosur në Shqipëri pikërisht në Fier ku jetojmë edhe sot. Pas gjithë këtyre vitëve po vijë si hallegjinjë për të kërkuar punë , e jo për ti vizituar  kusherinjët në Leshan. Mos vet hiq burra vazhdoi  ai. Ky Edi Rama është duke e ngulfatur klasën e mesme sa ska. Jeta gjithnjë e më vështirë po bëhët në Shqipëri . Rama thotë bashkëbiseduesi ynë  po e kthen komplet komunizmin në Shqipëri. Unë jamë socialist , dhe e kam votuar vet Ramën , por kurrë nuk  kemi menduar së do të punoj kaq keq për popullin ”.

    E unë thëmë po fat të keq kishim pasur në shqiptarët historikisht. Edhe tash po na ndjekë po thuaj fat i njejtë më këta njerëz  në krye të pushteteve , të cilët veq pushtetit dhe pasurimit  të pafund, nuk shohin asgjë para veti. Ndoshta dikush edhe mund të mos pajtohet më konstatimin tim , dhe ka të tillë më bollëk, së të folim drejtë edhe pse komunizmi konsiderohet kapitull i mbyllur, na e ka lënë  pjellën e saj.Logjika e tyre e mykur po vazhdon të veproi më metodat e saja, duke e pasivizuar jetën, duke  e izoluar dy vendet tona nga bota demokratike. Njeriu i ynë  po konsiderohet ” mallë” nga materjali i lirë. Regjimi autoritar politik  po përbëhët nga sahan lëpirësat, ku njerëzit e dijshem po mbesin krejt pasiv, ku ekspertët dhe njerëzit e ngritur politikisht po fashitën  duke iu pamundësuar të inkuadrohen  në rrjedhat politike dhe rrjedhjat  shoqërore të Kosovës dhe të  Shqipërisë.Njeriu nuk është i lirë  deri atëherë kur nuk mendon më kokën e vet, po vepron me  modelin e zgjedhur të klasës politike e cila moti ka ra ndesh më parimet morale dhe më parimet  demokratike .Logjika e shtypjës dhe tiranisë, është duke  e ngulfatur çdo vlere shoqërore . Është duke na lënë shumë mbrapa  botës së  civilizuar.

    Mos të pranohet logjika e kapitulimit para klikave tiranike  të cilat po ia thejnë kurrizin popullit   përditë e më shumë.  Nese mendojmë të lirohemi nga tirania duhet  ta ngjallemi  vetdijën e daljës nga kjo situatë e rëndë ekonomike dhe politike. Lufta për lirinë e sjelljës dhe lirinë e të menduarit , racionaliteti  politik si kusht i ecjës tonë përpara, i ecjës përpara si shoqëri  dhe si  shtetit, do të duhej të jetë e pa ndalshme, siq janë të pandalshme edhe rrjedhat historike .Shumë po ngjajmë në “idiotin” e Dostojevskit , në vend që të ngjajmë në “qytetarë normal” , duke  menduar më kokat tona, e jo  të ndikohemi  nga ajo që  po na servohet  përditë nga  kokat e  tiranëve…