Koha për Reganizmin

Nuk eshte fenomen i rralle adoptimi i modeleve politike, aq me teper kur nje lider kerkon te ndjeke profilin e dikujt qe ka bere epoke me pozitivizmin e injektuar ne qeverisje. Politika nderkombetare eshte e ngritur mbi piramiden e aleancave, e kjo e fundit, eshte e ndertuar mbi projeksionin e afersive me se shumti ideologjike. Edhe pse ne nje kohe kur tronditjet ekonomike kane theksuar racionalitetin e natyres njerezore, gjithsesi prezenca e arkitektes se vete ekonomise nuk mund te evitohet, ashtu si nuk mund te zhduket me force origjina e saj ideologjike. Dhe arkitektja e nje shteti, personifikuesja e pushtetit qe kthehet ne drite shpetimi per popujt, veçanerisht per ata te rrenuarit, eshte nje dhe unike, politika. Politika eshte fuqia e te artikuluarit te vendimeve, eshte arma dy-funksionale e lidereve ashtu si eshte edhe shkruesja e hartes zoodiakale te kombeve. Kane qene te bekuar shtetet qe e kane kthyer politiken ne skllave te elektoratit ashtu si kane qene te denuar me vdekje popujt per te cilet politika e beri ferrin e Dante-s nje realitet tokesor. Koha, ne territore te ndryshme politike, ka sherbyer si uji i nje lumi, i cili pas nje stuhie katastrofike qe bashke me themelet e nje trualli ka shkulur nga trupi edhe shpirtin e humaneve, vë perpara gjithcka qe stuhia la si gjurme duke lene pas vetem makthin e nje nate te tretur ne memorien e te mbeturve. Paragonizmi i kesaj stuhie kane qene regjimet diktatoriale dhe autoritare qe kane sunduar me egersi amorale kombet, e qe perseri sot, vazhdojne ta mbajne frymen gjalle ne disa shtete te arenes nderkombetare.

Si per ironi sarkastike te fatit ne gershetim me historine, ndersa disa kombe pergjysmoheshin dhe sakatoseshin nen tutelen e sozive hitleriane, disa te tjere gjate asaj nate nuk kishin pare asnje stuhi, nuk ishin vrare ne erresiren mekatare pa lene gjurme, nuk ishin syrgjynosur ne koshiencen kolektive duke harruar veten, nuk ishin deportuar, skllaveruar apo çrrenjosur si fara te keqija te nje toke djerre. Perkundrazi, kishin kaluar nje nate krejtesisht te qete, nje nga ato netë kur hena vigjilon simfonine e yjeve dhe humanet jetojne me endrra ndoshta edhe abstrakte per te nesermen. Sigurisht, edhe ketu kishte pasur here pas here ndonje shi te bute te sajuar nga trazirat e çastit, kishte sjelle trazira  edhe ndonje erë e provokuar nga pakenaqsia e atij populli, por gjithmone arsyeja kishte qene nje dhe e vetme, perfeksionimi i lumturise individuale, si e vetmja menyre per t’i hapur rrugen prosperitetit shoqeror. E kush mund te ishte konkretizimi me korrekt i kesaj nate te fundit se sa Shtetet e Bashkuara te Amerikes, misherimi i nje pavaresie te ngritur mbi vizionin e demokracise si i vetmi shteg drejt nje te nesermeje ku sfidat e forta ekzistenciale nuk mund te trondisin lirine e individit, e para garanci legjitime e jetes.

Pra, me pak fjale, ja ku kthehemi serish ne ate qe politikisht quhet ideologji, ose me sakte, une do ta artikuloja si justifikim i vizionit politik apo argumentim i zgjidhjeve politike. Lideri qe tregoi se ideologjia ishte prioritet i kauzave te tij politike, ishte ndoshta lideri me pozitiv i politikes se brendshme dhe te jashtme te SHBA, ai qe theu barrierat  e luftes se ftohte (per aq sa mund te flasim per perfundim te luftes se ftohte) duke u renditur si nje nga ata presidente qe ndermorri reformat me ndikuese ekonomike. Ishte Ronald Reagan, aktori atraktiv hollivudian, biri i nje emigranti per te cilin Amerika nuk kishte qene me plote kuptimin e fjales “toka e premtuar”. Reagan-i u be president i SHBA, si kandidat i republikaneve, por interesi dhe angazhimi i tij politik nisi me demokratet. Pyetjes se perse u largua nga Demokratet, Reagani iu pergjigj ne menyren me te sinqerte politikisht: “Nuk u largova une nga demokratet, por demokratet u larguan nga vizionet dhe politikat demokrate!” C’ka do te thote se ideologjia demokrate diktoi zgjedhjen e tij politike, duke deshmuar se nuk mund te jesh nje lider efektiv nese nuk beson ne premtimin qe artikulon, nese nuk je i bindur ne reformen qe merr, nese nuk e ke te projektuar imazhin e shtetit qe deshiron te krijosh. Nje lider nuk mund te jete kurre demokrat, socialist, republikan apo socialdemokrat i sukseshem nese profili i tij  politik nuk misheron ne asnje detaj ideologjik. Kjo do te ishte ekzaktesisht e njejta gjë si te predikosh nje fè duke qene ateist apo si t’i lutesh Zotit duke qene satanist. Nuk mund te flasesh ne emer te grupit politik qe nderton nese nuk  je promotor i vizionit te tij, ne te kundert rrezikon tendencialisht te shnderrohesh ne nje perdorues te mire te kauzes  politike me te vetmin qellim, pushtetin pa asnje funksion kombetar.

Arsyeja se perse e sjell shembullin e Ronald Reagan si nje nga perfaqsuesit me te denje te politikes amerikane eshte ne funksion te dhenies se nje mesazhi esencialisht te rendesishem per politiken e brendshme ne Shqiperi.  Nese ka nje lider qe mund te merret si model, eshte profili i tij per arsye te aplikimit radikal te parimeve republikane ne nje kohe ekonomikisht te veshtire per SHBA- ne. Edhe pse aspak paragon i SHBA, Shqiperia eshte ne nje stad politik qe impononon si zgjidhje unikale  forcimin e nje opozite reganiste, e cila te mund te adaptoje vizionin e paster demokratik te tij ne ambientin socio-politik shqiptar. Zgjedhjet e ardhshme nuk mund te zhvillohen ne te njejten simfoni te kesaj faze para-demokratike, ashtu si nuk mund te jene serish sfondi ku programet politike pa asnje ideologji ose me sakte me nje ideologji tendecialisht unidimensionale,  i shperndahen shqiptareve si broshura te reklamimit te premtimeve thellesisht abstrakte dhe te papajtueshme me aktualitetin dhe potencialin e Shqiperise.

Eshte koha kur reformimi i opozites te ridimensionoje bazen e saj demokratike duke hedhur ide per nje program politik jo i bazuar mbi preferencen e mundshme te shqiptareve, por besnik i principeve eko-politike te demokrateve. Nuk mund te jete instrument i suksesit politik ofrimi i nje programi i ngritur mbi parashikimin per ate ç’ka mund te terheqe me shume elektoratin. Situata ekonomike, sociale dhe klima politike eshte ne nje debulese te pa rekuperueshme, e cila lehtesisht mund te shnderrohet ne subjekt te nje ndryshimi favorizues per opoziten me ane te nje platforme politike jo me te pershtatur me preferencat mazhoritare te shqiptareve, por e aplikuar ekzaktesisht sipas principeve demokrate. Ajo qe zgjon koshiencen e elektoratit duhet te jete theksi i supremacise se reformave demokrate, prioriteti i platformes se djathte si manifest i nje progresi, i cili garantohet si rezultat i nderthurjes se lirise se gjithkujt per gjithcka me bashkepunimin per drejtesine dhe meritokracine.

Shqiptareve u duhet bere e qarte se nuk ekziston asnje shtet i mireqenies i ngritur mbi perceptimin kolektiv, c’ka nenkupton se individi dhe liria e tij per ta ndertuar te nesermen sipas vizionit dhe mundesive personale eshte kushti qendror per te arritur nje progres shoqeror eksponencial. Shqiptaret duhet te kuptojne se taksimi progresiv, ashtu siç do te thoshte Reagan-i, eshte vrasesi numer nje i aftesive ekonomike te secilit ashtu siç eshte edhe zhdukje e konkurrences duke demoralizuar arritjet imprenditoriale te sipermarresve. Si rrjedhim, per nje shtet ekonomikisht te fuqishem, taksimi i drejte do te ishte ai i sheshte ne masen jo me teper se 10%, nje zgjidhje qe e lejoi Reagan-in te ulte ne nje kohe rekord inflacionin galopant. Shqiptaret duhet te mesohen te besojne se nje ekonomi qe funksionon nuk mund te premtoje me teper asistenca sociale sesa vende pune, ashtu siç nuk mundet t’i garantoje çdo individi nje jetese qe vetem punesimi arrin ta siguroje. Nje tjeter mekanizem qe opozita duhet te ngreje fortesisht kundrejt filozofise ekonomike te qeverise aktuale eshte prioriteti i iniciatives se lire private, si e vetmja filozofi kapitaliste e afte te shumefishoje numrin e te punesuarve. Nje shtet ekonomikisht deficitar, me nje borxh publik alarmant, nuk mund te aplikoje taksa disfatuese ndaj biznesit te mesem dhe atij te vogel, per sa kohe qe nuk ka potencialin ekonomik t’i garantoje nenshtetasve te tij nevojat minimale te jeteses duke zevendesuar denjesisht kontributin e ketyre bizneseve. Ajo qe duhet te parashtrohet me gjithe forcen politike nga ana e opozites, jane pasojat shokuese te disa reformave, te cilat te diktuara nga institucionet nderkombetare, sigurisht qe kane qene ne funksion te permiresimit te situates ekonomike, por te cilat duhet te pershtaten me karakterin dhe fizionomine e shteteve te ndryshme pa u aplikuar si prerje standarde. Vete Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar, kane qene objekt i kritikave te politikave ekonomike nderkombetare, per arsye te ofrimit te modeleve standarde te cilat shokojne ekonomite e vendeve ne zhvillim. Deflacioni aktual ne Shqiperi, fenomeni pa asnje lloj zgjidhjeje afatshkurter ekonomike, ka ardhur si pasoje e renies se sasise se parase ne qarkullim duke shkaterruar fuqine blerese te shqiptareve e si rrjedhoje, duke provokuar falimentimin e bizneseve.

Opozita duhet te hedhe ne tryeze nje shpjegim te kthjellet per cilindo, nje shpjegim te faktit se sherbimet e nje shteti nuk mund te jene kurrsesi “falas”, per sa kohe qe shteti i mireqenies per definicion, nuk eshte absolutisht asgje me teper se sa thjesht administrator efiçent i te ardhurave te nenshtetasve te tij, te cilet permes nje sistemi te drejte dhe te kontrolluar, kontribuojne per cilesine e sherbimeve shendetsore, arsimore, ligjore dhe sociale. Duhet te theksohet se dinjitetin per te kritikuar cilesine e nje sherbimi, nuk ta jep perceptimi i sherbimit shteteror si donacion, por kontributi yt qytetar per ta perfituar. Kjo evidenton faktin se perse nje “mjeksi falas” eshte perralle nga e kaluara, e cila nuk eshte e aplikuar ne asnje vend qe mund te merret si referent zhvillimi.

Keto jane disa nga dimensionet e karakterit ekonomik, ne te cilat opozita duhet te derdhe gjithe energjite e saj duke korrigjuar me vendosmeri pretendimin per nje mungese te se djathtes. Me teper impakt do te kishin aspektet e karakterit social, theksimi se shkelja e te drejtes se individit fillon nga mostrajtimi i barabarte si i afte dhe si kontribues i denje i shoqerise. Tendenca per t’i konsideruar shqiptaret si invalide me te vetmin motiv per te ngritur ne piedestal natyren heroike te nje qeverie populiste nuk eshte ne paralelizem me principet demokratike. Shteti nuk dhuron asgje per askend sepse nuk ka fuqine reale per te bere nje donacion te tille. Shteti ofron dhe pergjigjet per gjithcka nese qytetaret e tij, jane te lire per t’u rritur financiarisht dhe per te kerkuar permiresimin e sherbimit te shtetit. Nese mazhoranca aktuale pretendon te jete votuar per nje program te majte, nuk ka asnje motiv qe justifikon arrogancen dhe represionin ndaj shoqerise civile si mekanizem i zhdukjes se zerit te kundershtise, i cili drejtperdrejt cenon integritetin dhe reputacionin e nje qeverisjeje. E aq me teper nuk mund te justifikohet prononcimi krenar per nje mungese te sindikatave nga nje force politike qe pretendon te kete kandiduar me frymen e majte.

Natyrisht qe eshte e pamundur te shtrosh ne dimensionin e nje artikulli nje vizion politik te aplikuar ne fusha te ndryshme te pushtetit, aq me teper kur behet fjale per vizionin e djathte, i ardhur si produkt i dinamizmit te shoqerive perendimore te ngritura mbi parimet e demokracise. Megjithate, mesazhi ne vetvete duhet te ritheksoje se eshte çasti i duhur per nje opozite reganiste, e cila nese vepron me shpejtesi ne aktualitetin eko-politik shqiptar, do te fitoje pa dyshim mundesine e projektimit te zhvilIimit mbi nje plan multidimensional, por teresisht te ngritur mbi parimet e se djathtes se vertete, e asaj te djathte qe ne vend te lemoshes sociale ofron konkurrence, ne vend te klientelizmit ofron meritokraci, ne vend te taksave goditese ofron uniformitet, ne vend te defiçences se sherbimeve “falas” ofron sherbime te denja te merituara. Eshte koha per ate te djathte qe nuk i sheh me shqiptaret si invalide ne mase, si vend infinitivisht ne zhvillim, por qe i hedh ne arenen e testimit te aftesive dhe potencialit per nje progres urgjent.

Pranvera Shehaj – Studente ne degen  “Shkenca politike dhe marredhenie nderkombetare”, prane  “Università degli Studi di Trento”, Itali