Inagurimin e Thaçit për president të Kosovës e mundësuan “mumijet” e LDK-së

    Për president të ri të Kosovës u zyrtarizue , Hashim Thaçi i cili pas vdekjës së presidentit Rugova po dominon në skenën tonë politike. Thaçi u riciklu në pozitën e të parit të shtetit , pasi që i shijoj të gjitha postet pushtetare .E mori postin e të parit të shtetit më ndihmën e madhe  e kreut  të LDK-së. Ata pranuan edhe një herë tjeter që LDK-në ta bëjnë kurban të Hashim Thaçit dhe PDK-së, për apetite të tyre të sëmuara karrieriste. I harruan amenetet e Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Smajl Hajdarajt e shumë të tjerëve  . E harruan amanetin e presidentit Rugova , i cili tërë jetën e shkriu për liri dhe pavarësi . “Mumijet”  e LDK –së atë ditë kur u votua Thaçi për president u gjallëruan  vëtem kur i ngritën gishtat për tia qitur kokrrën.Zatën këta mjerane të politikës u përulën aq shumë para Thaçit dhe Veselit, që veq një lëvizje më vetull iu nevoit Hashimit që ta vënë në levizje Mustafën . E votuan Thaçin në kushte të jashtëzakonshme, dhe dolën nga salla të turpëruar . Këtë turp do ta bartin më vete deri në varr. I tradhetuan idealet rugoviane.

    Të kthehemi  edhe pak të portreti i presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.  Për dy mandate ishte kryeminister i vendit. Gjatë mandatait të tij si kryeminister  vendi  ra  buzë greminës sociale dhe ekonomike.U larguan  nga Kosova nga qeveria binomiale Thaçi – Mustafa afër 100 mijë veta nga vendi. Ishte ky ekzodi i dytë më i madh i shqiptarëve. Ju lexues të ndëruar nuk e keni vështirë të vlerësoni, a nuk ishte ky ‘suksesi tjetër i madh i Hashimit dhe Mustafës” për të krijuar vende të reja të punës. A nuk  u kishin  premtuar qytetarëve 150 mijë vende të reja   të punës apo jo!!!Sa ishte kryeminster i ndodhën shumë afera të krimit te organizuar dhe afera te korrupcionit  ku u përfshinë shumë qeveritarë.Sigurisht së edhe ky ishte “suksesi” i radhës i tij .Stagnacion të zhvillimit ekonomik zor që mund të shënohet, sa pamë gjatë këtyre viteve. Gjatë mandatit  të Thaçit  u  arritisë   Zharku i PDK-së, i cili akuzohej për vepra penale.Nga ish shokët e LPK-së, sidomos kohën e fundit  po ndëgjojme akuza dhe kunder akuza të ndërsjella të rënda ,  ku po lakohet edhe emri i presidenti të ri të Kosovës, Hashim  Thaçit.

    Në planin e jashtem Thaçi  bëri marrveshje më Serbinë  dhe nënshkroi në Bruksel  pa e njoftuar shumë opinionin e gjerë publik  .  U formua Asociacioni i Komunave Serbe  më ingerenca vendmarrëse ngjashem me Republika Serpska në Bosnje. Iu morën Kosovës mbi 8000 mijë hektarë tokë në kufirin më Mal të Zi.E thirrën një komision ndërkombëtar jo profesionist  lidhur më këtë çështje vëtem për ta vërtetuar ate që kishin nënshkruar paraprakisht.Këto dy  marrveshje të fundit ua bani aminin kryeministri , Isa Mustafa në  Bruksel dhe në Vjenë .Sa e sa marrveshje të dëmshme politike u firmosën sa ishte Thaqi kryeminister, për tia mundësuar Serbisë inkuadrimin në BE, e Kosova  në këto muhabete gjithmonë mbeti duar thatë .  Mos të harrojmë edhe Fusnotën e famshme , e cila zëvëndësoj fjalën Republikë në përfaqësimet e Kosovës në takimet rajonale. Për Republikën u dërdh shumë gjak historikisht , e kjo fjalë u zëvëndësua shumë lehtë më Fusnotë të Edita Tahirit e cila nuk doli fluskë sapuni. Vendi u fut në krizë të thellë institucionale që shumë kohë, e këta  pushtetarë na thurin hymne të pa qena.  Po të  kishim pasur opozitë më  të fortë , sigurisht së edhe situata politike dhe situata ekonomike  nuk do të ishim  pus më dri .Popullin në anën tjetër e ka mbuluar indiferenca politike  thua së dikush  tjeter  do tua rregullon punët në shtëpi .

    Thaçi theksoi në inagurim  së do të përfaqëson unitetin, e nuk ishin asnjë deputet opizitar në sallë. Dhe , nuk ka mundësi që një njeri kontraverz  si figura e Thaçit të bëhët tash përsonalitet i unitetit. Ne dhënjën e betimit dëgjuam një  fjalimin e  dobët të Thaçit, i cili zor së  mund të ishte ndryshe  …