Zbulimi i aferës “Panama Papers “nga prestigjiozja, Sudeutsche Zeitung dhe gazetaria në Kosovë

    Në sistemin  komunist, gazetarët  nuk kan pasur mundësi ti shprehin  lirshem mendimet e tyre. Ndonjë shkrim i cili ka ra ndesh më sistemin  ,nuk është botuar nga redaktorët e gazetave, apo  është cenzuruar në minimum. Sigurisht së edhe niveli i bërjës gazetari ka qenë  selekcionues. Nese dikush ka marrë guximin të dalë jashtë  këtyre kornizave , ai është dënuar më burg, ose dënimi më i vogël ka qenë që mos të këtë mundësi ta ushtrojë  më profesionin e gazetarit, krijuesit , studijuesit e profesioneve të tjera.Ne sistemin  komunist kishte dënime drakonike ,  për të  gjitha ata cilët kan rënë ndesh  më normat e sistemit . Janë dërguar  njerëzit  në Goli Otok e internime tjera për një fjalë goje siq thonë . Tash edhe pse kemi hy në sistemin kapitalist  , thua së ende po vlejnë rregullat e vjetra për të gjithë ata që më  shkrimet e tyre i  luftojnë dukuritë negative  dhe i kritikojnë të bëmat e pushtetarëve .Fill pas  luftës u shfaqë fenomeni i krimit të organizuar dhe i vrasjëve për motive politike. Disa nga  gazetarët  për shkrimet  rreth krimit të organizuar  paten  në vazhdiëmsi   kercënime  nga strukturat kriminale . Nga strukturat e krimit të organizuar gjetën vdekjën shumë veprimtarë , ushtarakë të LDK-së dhe gazetarë kryesisht të krahut institucional të luftës. Shumë është ngulfatur bashkë me fjalën e lirë edhe çdo proces demokratik. Janë stopuar rrjedhat ekonomike, dhe është  thëlluar kriza politike , e cila rezultoi më krizë të gjatë  institucionale. Kjo kastë politike nuk është e interesuar për stabilitet politik dhe as për stabilitet ekonomik . Parelelisht më këto ata bukur shumë  po e ngulfatin  edhe shfaqjën e fjalës  dhe mendimit të lirë .  Këto struktura  politike përdorën  metodat  tipike komuniste të  shantazhit, këcnimeve dhe frikësimit  karshi të gjithë  atyre që moren guximin ti vënë në shenjestër  për të bëmat e tyre të pista.Këtë e dëshmuan edhe shumë raporte të organizatave të ndryshme  ndërkombëtare. Fatkeqësisht për shumë vite strukturat e krimit të organizuar arriten ta fusnin frikësimin  si metodë shumë  e ulët , e cila metodë  fatkeqësisht  edhe  funksionoj .  Shumë kritika sodomos kohën e fundit po shigjetohen karshi kësaj kaste politike të dështuar , edhe gjitha këto shkrime të publicistëve , analistëve politikë, e të krijuesve , nuk po kan efektin e vet çfarë edhe duhet  ta këtë shtypi .Shtypi konsiderohet si fuqia e katërtë, por në Kosovë ,dhe në vendet e rajonit, nuk po ka mundësi të ndikimit  të madh . Gazetarët janë të thirrur që të shkruajnë dhe flasin për të gjithë dukuritë devijante në  një  shoqëri. Shkruajnë  që shoqëria të jetë e prosperuar dhe demokratike .Se cili është roli i gazetarëve e sidomos e gazetarëve investigiv , flet afera e fundit e “Panama Papers”. Këtu bëhët fjalë për  dokumente të paligjshme të transakcioneve të shumë përsonaliteteve të fuqishme në botë.I gjithë ky zbulim i shekullit ,u bë nga e njohura ‘Sudeutsche Zeitung’, në bashkëpunim më 376 gazetarë  investigiv te të 76 shteteve.Pa punën e këtyre gazetarëve sigurisht së kjo aferë nuk do ta gjente kurrë dritën e diellit.Ky është edhe një tregues tjetër së çfarë është roli i gazetarisë dhe gazetarëve në botë, edhe pse ata në shumë vende të botës janë të diskreminuar dhe të rrezikaur. Më së shumti në botë sot vdesin gazetarët , e sidmos gazetarët hulumtues.Kjo aferë edhe për ne është një sinjal së duhet ndryshuar pusheti radikalisht sjelljën karshi mediave të pavarura dhe gazetarëve . Kjo punë sigurisht nuk bëhët lehtë në vendet në tranzicion , e simodos në atë vend si Kosova   që ende nuk është shkëputur  nga logjika e sistemit totalitar. Afera e transakcioneve të paligjshme  në Panama është edhe një stimulim për gazetarët investigiv që të punojnë në zbardhjen e  të gjithë rasteve që lidhen më kriminalitete të ndryshme, e sidomos të atyre të cilët janë në krye të shtetit.Një vend është I lirë  aq sa është e lirë edhe liria e shtypit…